image Në Gjakovë, policia konfiskon narkotikë në pikë të ditës

Kosovë

Konfiskim/ Në Gjakovë, policia konfiskon narkotikë në pikë të ditës

news image

Policia ka konfiskuar sot në Gjakovë narkotikë të llojit marihuanë që ishin në posedim të paautorizuar të një të dyshuari.

Rasti ka ndodhur në mesditë në rrugën “Ali Pashë Tepelena”,teksa policia ka ndaluar të dyshuarin L.S. nga komuniteti ashkali, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Njësia e drejtorisë së hetimeve gjatë vëzhgimit në këtë lokacion ka vërejtur të dyshuarin 23 vjeçar, së bashku me disa shokë të tij.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur dhe konfiskuar të dyshuarit katër qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 14 gramësh, të cilën e kishte fshehur në xhepin e jaknes së tij, njofton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/