image Në fshatin Preoc gjenden mjete të dyshimta shpërthyese

Siguri

Në fshatin Preoc gjenden mjete të dyshimta shpërthyese

news image

Në fshatin Preoc të Komunës së Graçanicës, sot janë gjetur disa mjete shpërthyese në një vendpunishte, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia për momentin është në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar perimetrin me qëllim të pastrimit të zonës, mirëpo ende nuk dihet nëse këto mjete shpërthyese të cilat janë gjendur i takojnë periudhës para luftës apo jo.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Sinjali gjetjen e mjeteve shpërthyese.  

“Rreth orës 08:40 është pranuar informata se në një vend punishte në fshatin Preoc, janë gjetur disa mjete të dyshimta që dyshohet të jenë mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Është siguruar perimetri dhe do të punojmë në pastrimin e tij” ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/