image Në faqen zyrtare të Kuvendit, Adelina Grainca figuron ende si deputete e PDK-së

Politikë

Në faqen zyrtare të Kuvendit, Adelina Grainca figuron ende si deputete e PDK-së

news image

Shumë zhurmë pati aderimi i deputetes Adelina Grainca nga Partia Demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e VIII-të, deputetja Grainca vazhdon të figurojë se është në Partinë Demokratike, ndonëse zyrtarisht ajo tashmë është në Vetëvendosje. Megjithatë, poshtë fotografisë është shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

Ditët e fundit kujtojmë se pati reagime në publik pasi në shtëpinë e deputetes Grainca, ishin shkruar grafite të ndryshme.

Gjithashtu, në faqen zyrtare vazhdon të figurojë se VV-ja i ka 58 deputetë, e PDK-ja, 19.

Bijat i shesim, votat i qesim”, ishte një prej tyre.

Deputetja Grainca, u prezantua nga kryeministri Albin Kurit në po të njëjtën ditë kur ajo qe e pranishme në Kuvendin e Kosovës, për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

Nga ish-bashkëpartiakët e saj në PDK, u kërkua që ajo ta dorëzojë mandatin e deputetes, meqenëse u tha se e kishte fituar nga “votuesit besnikë të PDK-së”. /GazetaSinjali/