Duke qenë shumë atraktiv me dritat shumëngjyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, është inauguruar shadërvani më unik në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, madje menjëherë siguroi edhe rekordin botëror Guines, si shadërvani më i madh në botë.
Ai ndodhet në Dubai dhe quhet “Shadërvani Palmë”. Zbulimi dhe inaugurimi u bë gjatë një transmetimi live. Duke zënë hapësirë prej 14 mijë metrash katror dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit.
Janë 128 qitës të ujit, të cilët e çojnë atë deri në 105 metra lart.
E zbukuruar me mbi 3 mijë drita led, shadërvani i Dubait theu kështu rekordin që po e mbante shadërvani i Koresë së Jugut.
Ai do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë për vizitorët./Gazeta Sinjali/