Një nënë ka raportuar në polici se i është zhdukur vajza.
E njëjta ka deklaruar se nuk ka njohuri rreth vendndodhjes së saj.
Policia thotë se rasti po hetohet.
‘Lagja e Emshirit, Prishtinë 01.01.2020-17:00. Ankuesja femër ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/