Dhuna në familje në Kosovë po vazhdon hovin e saj dhe është çdo ditë e në rritje, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje pasi një grua ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës në familje nga burri i saj në rrugën “Ahmet Delija” në Prishtinë rreth orës 19:00, raporton Gazeta Sinjali.
Persona të afërt me viktimën tregojnë për Gazetën Sinjali se ndaj viktimës është ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndërsa për shkak të lëndimeve të marra i është dashur të marrë trajtim mjekësor.
Tutje, Gazeta Sinjali mëson se pas këtij incidenti, viktima nuk ka dëshiruar që të kthehet në shtëpinë e tyre.