image Çështja Gucati-Haradinaj, DhSK: Secilës palë do t’i jepet mundësia të paraqesin argumentet

Drejtësi

Çështja Gucati-Haradinaj, DhSK: Secilës palë do t’i jepet mundësia të paraqesin argumentet

news image

Të enjten dhe të premten e javës së ardhshme, më 1 dhe 2 dhjetor është caktuar një seancë apeli në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, njofton Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Më tej ai theksoi se sipas rendit të ditës të caktuar nga Paneli i Apelit më 1 dhjetor, secilit ekip do t’i jepet mundësia të paraqesë gojarisht argumentet në mbështetje të apelit.

Zëdhënësi i DhSK-së  tha se më 2 dhjetor, do t’i jepet mundësia Prokurorisë të përgjigjet dhe ekipeve të mbrojtjes të kundërpërgjigjen.

Doyle, theksoi se gjithashtu, Gucati dhe Haradinaj nëse dëshirojnë, mund t’i drejtohen personalisht Panelit të Apelit.

“Kërkesa e parashtruar më parë nga Haradinaj për caktimin e një seance në këtë çështje, tashmë ka dalë në version të redaktuar publik dhe gjendet në faqen e internetit të DHSK-së”, tha Doyle.

/GazetaSinjali/