image Në Berlin arrihet marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, Gjuriq i vë një kusht

Rajon

Bisedimi/ Në Berlin arrihet marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, Gjuriq i vë një kusht

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, nuk ka përmendur fare autoritetet kosovare për marrëveshjen e hapjes së linjës ajrore Prishtinë- Beograd.

Gjuriq ka thënë se pret që të nënshkruhet një letër mes Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë dhe kompanisë “Lufthansa” në Berlin, “me të cilën do të mundësohej kthimi i linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit pas 20 vjetëve”.

Sipas tij, zyrtarët e Beogradit do t’i njoftojnë UNMIK-un dhe KFOR-in për këtë qëllim, pa i përmendur autoritetet e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, emisari i Presidentit të ShBA-ve për bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ka arritur rezultatet e para në bisedime. Ai ka bindur Kosovën dhe Serbinë për hapjen e bisedimeve të një linje ajrore Prishtinë- Beograd, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 1999.

Por, Gjuriq ka thënë se kjo gjë mund të realizohet pas largimit të taksës ndaj mallrave serbe dhe pas rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq presidenti Hashim Thaçi, është shprehur në lidhje me hapjen e linjës ajrore.

“E mirëpres nënshkrimin e Letrës së Qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore prestigjioze gjermane ‘Lufthansa’, është shprehur Thaçi./ Gazeta Sinjali/