Në Prizren ku janë numëruar 62.16% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë, para PDK-së.
VV kishte fituar edhe në zgjedhjet lokale në atë komunë duke u bërë kryetar i asaj komune Mytaher Haskukaj. Komuna e Prizrenit për vite të tëra njihej si bastion i PDK-së.
VV deri më tani në këto zgjedhje ka fituar 26.91% të votave, ndërsa PDK 22.03%.
LDK është partia e tretë me 18.30%, ndërsa koalicionit Vakat është partia e katërt me 7.44%.