image Në 24 orët e fundit, pesë raste të dhunës në familje

Siguri

Në 24 orët e fundit, pesë raste të dhunës në familje

news image

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për pesë raste të dhunës në familje.

Siç mësohet nga raporti policor, rastet e dhunës ndodhën në qytetet: Prishtinë, Prizren, Pejë, Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Në Prishtinë, është arrestuar një burrë i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren është arrestuar një burrë sepse i njëjti ka tentuar ta fus në makinë me forcë vajzën e tij duke e kërcënuar edhe me fjalë. Viktima nuk ka pasur lëndime, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti për rastin e dhunës në Pejë thotë: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje“.

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar sepse në gjendje të dehur (1.47 promil), ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu edhe në Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor.

/GazetaSinjali/