image Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 62 aksidente trafiku

Siguri

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 62 aksidente trafiku

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur 62 aksidente të trafikut, ku 23 me të lënduar, teksa 39 janë raportuar me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 35 tiketa, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej në statistikat e policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali /