Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur 62 aksidente të trafikut, ku 23 me të lënduar, teksa 39 janë raportuar me dëme materiale.
Për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 35 tiketa, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tej në statistikat e policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali /