image Ndryshon orari për ndeshjen Rahoveci - Ylli

Basketboll

Ndryshon orari për ndeshjen Rahoveci – Ylli

news image

Në fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.

Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në palestrën ‘Mizair Isma’, aty ku do takohen Rahoveci dhe Ylli.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën dhe fillimisht ishte paraparë të zhvillohet nga ora 15:00.

Mirëpo, KB Rahoveci ka njoftuar se termini për këtë ndeshje ka ndryshuar dhe kjo ndeshje do zhvillohet nga ora 17:00. /Sinjali Sportiv/.