image Ndryshojnë rregullat e karantinës për qytetarët e Klinës, ky është vendimi i fundit

Kosovë

Njoftim/ Ndryshojnë rregullat e karantinës për qytetarët e Klinës, ky është vendimi i fundit

news image

Kryetari i qytetit të Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se do t’i lejohet lëvizja e qytetarëve të Klinës për raste të nevojave urgjente.

Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emërgjencës në Klinë, janë marrë disa vendime të rëndësishmë për parandalimin e përhapjes së virusi Covid-19.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente është autorizuar që të lëshojë leje të posaçme për raste specifike jashtë territorit të Komunës së Klinës, me qëllim të furnizimit të bizneseve me gjëra ushqimore dhe sanitare.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente do të angazhojë staf shtesë dhe do të bëjë dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike dhe private.

Po ashtu, sipas vendimit të Qeverisë, Komuna do të punojë me staf esencial.

Qyteti i Klinës është në karantinë pasi janë konfirmuar katër raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/