image Ndryshimi i pikës së marrëveshjes ku bëhej fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit (Dokument)

Politikë

Ndryshimi i pikës së marrëveshjes ku bëhej fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit (Dokument)

news image

Shfrytëzimi i Liqenit të Ujmanit ka qenë njëra ndër pikat më të diskutuara në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por si ndryshoi kjo pikë me këmbënguljen e delegacionit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë?

Në një draft të marrëveshjes të publikuar, shkruhet: “Të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

Megjithatë, në marrëveshjen përfundimtare, kjo pikë u modifikua ku thuhet: “Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.”

/GazetaSinjali/