image Ndryshim i motit në Kosovë/ Rënie e temperaturave e reshje shiu

Kosovë

Ndryshim i motit në Kosovë/ Rënie e temperaturave e reshje shiu

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër pritet të ketë ndryshim të motit.

Sipas IHMK-së, parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

/GazetaSinjali/