Situata e ndotjes së ajrit në Tajlandë sa vjen dhe rëndohet, pasi mbi 200 mijë persona janë shtruar në spital me probleme.
Zyrtarët kanë deklaruar se i gjithë Bangkok është mbuluar nga një mjegull ajri të ndotur, e cila ka sjellë probleme shëndetësore tek tajlandezët.
Ministria e Shëndetit Publik raportoi se më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë pasur probleme shëndetësore gjatë muajve të këtij viti.
Kryeqyteti i Tajlandës, shtëpia e rreth 11 milionë njerëzve dhe një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, është mbuluar prej ditësh nga një përzierje e tymrave.
Smogu që mbulon horizontin është i lidhur me emetimet nga makinat dhe industritë, si dhe tymin nga djegia sezonale e bujqësisë që ndodh në këtë periudhë të vitit.
Një mjek nga Ministria e Shëndetit Publik u ka kërkuar banorëve të Bangkokut të mbajnë maska kur dalin jashtë. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes ose zemrës duhet gjithashtu të qëndrojnë në shtëpi.
Autoritetet e Administratës Metropolitane të Bangkok (BMA) kanë ngritur pika kontrolli për shkarkimin e makinave.