image Ndotje enorme në Pejë, digjen mbeturinat afër fabrikës së birrës

Sociale

Ndotje enorme në Pejë, digjen mbeturinat afër fabrikës së birrës

news image

Persona të panjohur u kanë vënë flakën mbeturinave afër fabrikës së birrës në Pejë, pasditën e sotme rreth orës 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se mbeturinat janë djegur 200 metra larg birrarisë, por policia nuk ka arritur ende të identifikojë autorët e veprës.

“Menjëherë pasi e kemi marrë informacionin nga banorët e asaj pjesë, se një qytetar i papërgjegjshëm ka ndezur zjarr, policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar. Mbeturina janë djegur diku 200 metra larg birrarisë. Ende nuk është identifikuar autori”, tha Gashi.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesit shihet se ky zjarr ka shkaktuar ndotje të madhe të ajrit./Gazeta Sinjali/