image Ndodh vetëm në Kosovë, rëra shkarkohet në mes të rrugës

Kosovë

Skandaloze/ Ndodh vetëm në Kosovë, rëra shkarkohet në mes të rrugës

news image

Një kompani ndërtimore e cila po i kryen punimet në rregullimin e gypave të ujësjellësit, në kryqëzimin ndërmjet rrugës Dardania dhe Pajazit Islami në Fushë Kosovë, ka  shkarkuar një sasi të madhe rëre në mes të rrugës së rezervuar për automjete, duke bllokuar kështu komplet rrugën.

Veturat që qarkullojnë këndej pari, detyrohen që të kalojnë përmbi rërën e hedhur ose të bien në vijën që ndanë rrugën me trotuarin.  

Sinjalizuesi i cili i ka dërguar pamjet në redaksinë tonë, ka treguar se ka një javë që në këtë pjesë të qytetit po punohet në rregullimin e gypave të ujësjellësit,  por hedhja e rërës në mes të rrugës e ka bërë gjendjen të padurueshme dhe të pafalshme.   

Nuk dihet emri i kompanisë ndërtimore që ka hedhur rërën në rrugë. /Gazeta Sinjali/