Laçi-Partizani nuk ishte një ndeshje e qetë, ndoshta që të gjitha ndeshjet e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave kanë qenë të tensionuara por në fushën e kurbinasve ndodhi një ngjarje e rëndë.
Në fund të pjesës së parë, kur skuadrat dhe stafet po futeshin në fushë për të shkuar në dhomat e zhveshjes, nga tribuna qendrore në drejtim të pankinës së kuqe janë hedhur sende të forta ku një prej tyre goditi zv.trajnerin e Partizanit, Ilir Bozhiqi.
Ai u rrëzua dhe menjëherë mori ndihmën e shpejtë por pamjet ishin tepër të rënda për një ndeshje të Kategorisë Superiore.
Bozhiqi u pa duke shkuar me këmbët e tij në dhomat e zhveshjes, por veprimi është i rëndë dhe Laçi rrezikon të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.
Kujtojmë që sfida u mbyll 2-2 dhe Laçi zbriti Partizanin nga kreu me këtë rezultat./Gazeta Sinjali Sporti/