image Ndodh edhe kjo: I moshuari e ndal veturën në mes të rrethit për ta fotografuar Skënderbeun

Sinjalizime

Ndodh edhe kjo: I moshuari e ndal veturën në mes të rrethit për ta fotografuar Skënderbeun

news image

Nuk janë të rralla rastet kur bëhen shkelje të rregullave të komunikacionit në rrugët e Kosovës. Madje raste të shpeshta ndodhin edhe në qendër të qyteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qytetin e Prizrenit, saktësisht te rrethi.

Një sinjalizues ka dërguar një video, ku sipas tij, një person është ndaluar në rreth dhe e fotografon shtatoren e Skenderbeut.

Sinjalizuesi pretendon se derisa ai person fotografohet vetura e tij qëndron në mes të rrugës, kështu duke i rrezikuar personat e tjerë në trafik.

/GazetaSinjali/