image Ndodh edhe kjo: Gjyqtari e largon futbollistin nga loja pasi nuk mund të hiqte vathin nga veshi

Futboll

Ndodh edhe kjo: Gjyqtari e largon futbollistin nga loja pasi nuk mund të hiqte vathin nga veshi

news image

Një incident vërtet i çuditshëm ndodhi gjatë ndeshjes së Spezias me Interin, pasi M’Bala Nzola duhej të zëvendësohej pas 10 minutash për shkak të vathit të tij, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi doli nga stoli me rezultatin 1-0 për Interin në minutën e 60-të, duke zëvendësuar Rey Manaj.

Brenda një minutë, gjyqtari vuri re se ai kishte një vath të madh dhe i tha që ta hiqte para se të vazhdonte.

Kjo doli të ishte e pamundur, pasi Nzola kaloi disa minuta në vijën e kontaktit duke u përplasur me veshin e tij, i ndihmuar nga anëtarët e stafit të Spezia-s, pa rezultat.

Përfundimisht, ai hoqi dorë, hodhi duart në ajër dhe u ul përsëri në stol.

Trajneri i habitur, Thiago Motta-s iu desh të përdorte zëvendësuesin e fundit për të sjellë në lojë Janis Antiste, 10 minuta pasi Nzola ishte prezantuar fillimisht.

/GazetaSinjaliSport/