image Ndjekje si në filma në Gjakovë: I dyshuari i ikë Policisë por përfundon në spital bashkë me një polic

Siguri

Ndjekje si në filma në Gjakovë: I dyshuari i ikë Policisë por përfundon në spital bashkë me një polic

news image

Sot në orët e mëngjesit ndodhi një ngjarje si në filma nëpër rrugët e Gjakovës, derisa Policia po ndiqte një person i cili nuk kishte respektuar shenjat e trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit  e Sinjalit bëjnë me dije se e gjithë ngjarja filloi derisa një patrullë e Policisë kishte tentuar të ndalojë një veturë që nuk kishte zbatuar rregullat e trafikut, me ç’rast i dyshuari nuk është ndalur përkundër sinjalizimeve me drita rotative dhe alarm nga ana e Policisë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se përderisa i dyshuari nuk ndaloi përkundër thirrjeve, Policia ka filluar ta ndjekë të dyshuarin nëpër disa rrugë të qytetit, derisa ka arritur t’ia bllokojë rrugën dhe ta ndalojë veturën.

Sipas Policisë, pasi i dyshuari ka dalë nga automjeti, kishte filluar ta sulmojë njërin nga zyrtarët policor, i cili pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spital të Gjakovës.

Gjatë arrestimit, i njëjti ka rezistuar me ç’rast policia ka përdorur forcën, thonë nga Policia.

“I dyshuari është arrestuar dhe gjate arrestimit ka rezistuar me ç’rast është dashur përdorimi i forcës se bute duarthatë ku edhe ka pësuar një gërvishtje ne fytyrë dhe me pastaj është dërguar ne emergjencën e qytetit ne tretman mjekësore. Hetimet janë ne vazhdimësi”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

/GazetaSinjali/