image Ndihmëssekretarja Donfried, viziton nesër Kosovën

Politikë

Ndihmëssekretarja Donfried, viziton nesër Kosovën

news image

Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, nesër do ta vizitojë Kosovën, gjatë një touri të saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, më 25 prill, Donfried, do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Nga vizita e saj në Kosovë, më 25 prill, ajo tutje do bëjë ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

/GazetaSinjali/