image Ndezi mbeturina në banesë dhe rrezikoi gjithë banorët, përfundon në Polici

Siguri

Ndezi mbeturina në banesë dhe rrezikoi gjithë banorët, përfundon në Polici

news image

Në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë, dje ka ndodhur një zjarrvënie, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një person, ka ndezur mbeturinat dhe orenditë në banesën e tij në përdhes, duke rrezikuar të gjithë banorët në katet e sipërme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe gjithashtu edhe zjarrfikësit, që bënë shuarjen e zjarrit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nuk është raportuar për të lënduar. /Gazeta Sinjali/