image Ndeshje e zjarrtë: Interi barazon rezultatin ndaj Juventusit - VIDEO

Futboll

Ndeshje e zjarrtë: Interi barazon rezultatin ndaj Juventusit – VIDEO

news image

Nuk po ndalen golat në Olimpiko të Romës në finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.

Tani është realizuar edhe goli i katërt në këtë takim, me Interin që ka barazuar rezultat 2-2.

Calhanoglu i ka dhënë golin e dytë skuadrës së Interit, duke barazuar rezultatin nga pika e penalltisë në minutën e 80-të.

Lautaro Martinez u pengua në zonë duke bërë që gjyqtari të akordonte penallti në të cilën turku u tregua shumë i saktë.

/GazetaSinjaliSport/