Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Dritës në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës, ka përfunduar me barazim.
Anipse të dyja skuadrat kishin shanse shumë të mira për shënim, ndeshja përfundoi pa gola.
Gjilanasit ishin më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke rrezikuar me anë të Hamdi Namanit dhe Xhevdet Shabanit, por goditjet e tyre i priti Smakiqi.
Ndeshja përfundoi me nga një pikë për të dy skuadrat, derisa Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 23 pikë, ndërsa Drita në të tretin me 28 pikë./Gazeta Sinjali/