image Ndeshja me Izraelin, Komuna e Prishtinës mbyll parkingun prapa Pallatit të Rinisë

Kosovë

Ndeshja me Izraelin, Komuna e Prishtinës mbyll parkingun prapa Pallatit të Rinisë

news image

Pas njoftimit të Policisë së Kosovës (PK) dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) edhe komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët rreth ndeshjes Kosovë-Izrael.

Nga komuna bëhet thirrje që ta shfrytëzojnë gjatë ditës së nesërme trafikun publik apo të bëjnë zgjidhje alternative për parkim, meqë të dielën më 12 nëntor parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur me kërkesë të Policisë së Kosovës.

 “Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Prishtina Parking Sokol Havolli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Për ndeshjen në fjalë Policia e Kosovës dhe Federata e Futbollit kanë marrë masa të rrepta sigurie.

/GazetaSinjali/