Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Në këtë konferencë u deklarua trajneri i Kombëtarës, Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Muriqi tregoi se si arriti të bindte Mallorcan për të ardhur të luajë për Kosovën.
“I thashë klubit që duhet me shku, pasi që e kam për detyrë me lujt për kombëtaren. Mallorca janë mundu me shty lojën për të enjten e në fund vendosën me anulu krejt. Jemi tu ushtru nëpër ekipe, jemi t’u pasë minutazhë”, u shpreh Muriqi para mediave.