image "Lojtar i ndeshjeve të mëdha", Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës

Futboll

“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës

news image

Vedat Muriqi ishte protagonisi kryesor i ndeshjes së mbrëmshme ku Mallorca nxori një barazim në shtëpi ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 7-të në La Liga, raporton Sinjali Sporti.

Muriqi ishte i përfshirë në të dyja golat mbrëmë ndaj Barcelonës, duke shënuar fillimisht golin hapës dhe të epërsisë për ekipin e tij, e më pas duke asisituar në dytin, për ta barazuar rezultatin në 2-2 ku dhe doli të ishte epilogu final i takimit. Muriqi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të sfidës.

Pas asaj performance dhe golit të shënuar, sulmuesi kosovar ka thyer një rekord në La Liga.

Muriqi është bërë vetëm një nga dy lojtarët e vetëm, së bashku me Joselu Maton, të cilët kanë shënuar kundër Barcelonës, Atletico Madridit dhe Real Madridit në La Liga që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Ndryshe, Muriqi ka realizuar tre gola dhe ka regjistruar një asistim në 7 paraqitje deri tani në La Liga këtë sezon.

/GazetaSinjaliSport/