image U lëndua te Kosova, kjo është data kur pritet të rikthehet në fushë Vedat Muriqi

Futboll

U lëndua te Kosova, kjo është data kur pritet të rikthehet në fushë Vedat Muriqi

news image

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në aksion me Mallorcan në fund të këtij muaji.

Trajneri i skuadrës spanjolle, Javier Aguirre, ka deklaruar së fundmi se sulmuesi kosovar ka bërë mirë ditëve të fundit në rikuperimin e tij nga lëndimi.

“Muriqi ka bërë më shumë se ditët e tjera dhe mund të jetë në bankë kundër Real Betisit”, deklaroi ai.

Mallorca me Betisin do të përballet më 27 janar, në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Kujtojmë se Muriqi është jashtë që nga nëntori i vitit të kaluar, shkaku i lëndimit që mori në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës, ndaj Izraelit.

Sulmuesi shtatlartë së fundmi është rikthyer edhe në stërvitje me Mallorcan.

/GazetaSinjaliSport/