image U lëndua te Kosova, Muriqi kthehet para kohe në stërvitje të plotë te Mallorca

Futboll

U lëndua te Kosova, Muriqi kthehet para kohe në stërvitje të plotë te Mallorca

news image

Vedat Muriqi ka habitur skuadrën e Mallorcas duke u rikthyer në stërvitje në mëngjesin e së hënës.

Muriqi, i cili u lëndua më 12 nëntor me kombëtaren e Kosovës, është pritur ngrohësisht nga bashkëlojtarët, duke dhënë shenjë se rikuperimi i tij është më afër se kurrë më parë.

Edhe pse trajneri i tij, Javier Aguirre, ka thënë se rikthimi i sulmuesit kosovar mund të jetë në shkurt, duket se mund të kthehet në fushën e blertë edhe më herët.

Megjithëse, klubi spanjoll nuk do të rrezikojë, pasi lëndimi i tij ka qenë më i ndërlikuar se sa është pritur. Ndërsa sulmuesi kosovar është jetik në skemat e trajnerit Javier Aguirre.

Muriqi këtë sezon ka zhvilluar 12 paraqitje, teksa ka kontribuar me katër gola dhe dy asistime.

/GazetaSinjaliSport/