Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit e paraparë të luhet në “Fadil Vokrri” më 10 tetor befasisht ka ende bileta në shtije.
Siç nuk ndodhë zakonisht kur luan Kosova, tashmë që tri ditë, prej kur kanë dalur biletat në shtije në “Fadil Vokrri” ka ende vende të lira.
Përderisa, biletat e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet që luheshin në Kosovë shiteshin të gjitha me shpejtësi marramendëse, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe për ndeshjen miqësore.
Biletat kanë dalur në shitje dy ditë më parë në ueb faqen tiks.app, por edhe sot ka bileta të lira që nuk është aspak e zakonshme për Kombëtaren e Kosovës.
Një faktor që mund të ketë ndikuar është edhe ndeshja e Kosovës që do ta zhvillojë kundër Malit të Zi më 14 tetor, që pritet të jetë njëra nga dy finalet e fundit për Kosovën.
Një fitore e Kosovës ndaj Malit të Zi do të thoshte shumë për Kosovën që është duke luftuar me Republikën e Çekisë për një vend në Euro2020. Kosova me një fitore eventuale ndaj Malit të Zi dhe ndaj Çekisë do të ishte në Euro2020./Gazeta Sinjali/