Bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit është rritur sërish.
Raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit në zemër një tjetër anëtare e familjes Lala në Durrës.
Fiqirete Lala humbi jetën pas një infarkti në zemër duke e çuar në 9 numrin e personave të vdekur në këtë familje.
Fiqirete Lala u transportua drejt Spitalit Ushtarak një ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit duke iu nënshtruar ndërhyrjes në zemër.
Numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 52, ndërsa mbi 900 mbetën të plagosur. /Gazeta Sinjali/