image Ndërron jetë një i ri në Deçan, prokurori dhe policia në vendin e ngjarjes

Siguri

Ndërron jetë një i ri në Deçan, prokurori dhe policia në vendin e ngjarjes

news image

Një i ri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ishte dërguar i lënduar nga Deçani, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i spitalit.

“Sot, rreth orës 07:40, policia është informuar që në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga ky spital, rreth orës 08:30, jemi njoftuar se personi i lënduar ka ndërruar jetë”, tha ai.

Nga drejtoria e policisë në Pejë kanë thënë se nuk kanë informacione se nga çka janë shkaktuar këto lëndime trupore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë edhe me Spitalin e Pejës për këtë rast, mirëpo nga ky spital nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë./Gazeta Sinjali/