image Ndërron jetë nga COVID-19 një mësuese e Prishtinës

Sociale

Ndërron jetë nga COVID-19 një mësuese e Prishtinës

news image

Ajete Maxhuni-Islami, mësuese në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini”, në Prishtinë, ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj është bërë i ditur në faqen e kësaj shkolle në Facebook.

“Njoftojmë të gjithë se sot, me datë 06.9.2021, e humbi betejën me COVID mësuesja jonë e dashur, Ajete Maxhuni – Islami…Do të na mungosh shumë, mësuesja jonë e dashur”, thuhet në njoftimin e ShFMU “Zenel Hajdini”.

Asaj iu dha lamtumira e fundit pasditen e sotme, në orën 16:00, në varrezat e qytetit dhe për shkak të gjendjes me pandeminë, morën pjesë vetëm familja.

Kështu, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë mortori, stafi dhe kolektivi i shkollës ku punoi e ndjera, e nderuar atë në një mënyrë simbolike, duke vendosur fotografinë e saj dhe një kurorë lulesh në hyrje të shkollës./Gazeta Sinjali/