image Vdes japonezi që qëllimisht kishte përhapur koronavirusin

Botë

Botë/ Vdes japonezi që qëllimisht kishte përhapur koronavirusin

news image

Ka ndërruar jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur koronavirusin pasi vetë ishte prekur me COVID-19, njofton agjencia e lajmeve “Kyodo”.

57-vjeçari jetonte në qytetin Gamagor në prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku edhe po hospitalizohej.

Ai në fillim të marsit ishte diagnostifikuar me koronavirus dhe për këtë po qëndronte në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin propozuar vetizolim. Megjithatë në vend të kësaj, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me koronavirus, se po shkon për ta përhapur virusin.

Kujtojmë që në Japoni ka më shumë se 1 mijë e 500 raste të konfirmuara të koronavirusit, derisa 37 njerëz kanë humbur jetën./GazetaSinjali/