image Ndërron jetë Aldi Rama, i dyshuari për vrasjen e policit në Lezhë

Shqipëri

Ndërron jetë Aldi Rama, i dyshuari për vrasjen e policit në Lezhë

news image

Aldi Rama që vrau me armë zjarri oficerin e krimeve Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas qëlloi veten, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai vrau policin Saimir Hoxha ditën e djeshme dhe për gjashtë orë u arratis dhe i fshihej Policisë së Shtetit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat Speciale, forcat RENEA dhe efektivë nga Tirana të cilët u vunë në ndjekje të autorit.

Pas disa orësh kërkimesh edhe me helikopter 21-vjeçari u lokalizua.

Aldi Rama qëlloi të paktën dy herë drejt helikopterit të policisë, ndërkohë policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jepte informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të vrasjes së policit 44-vjeçar./OraNews/

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij para se të arrestohej nga policia.

21-vjeçari u gjet i vetëplagosur në një zonë mes shkurresh, ndërsa pranë kishte një pistoletë dhe telefonin.

Gjatë pasdites i riu u shoqërua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, më pas u transportua drejt Traumës në gjendje kritike për jetën ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm./GazetaSinjali/