image Ndërron jetë 84-vjeçari, u godit me veturë në Ferizaj para dy jave

Siguri

Ndërron jetë 84-vjeçari, u godit me veturë në Ferizaj para dy jave

news image

Një person me inicialet N.U., 84-vjeçar ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë në një aksident që ka ndodhur në trafik me datë 16 të këtij muaji në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Bibaj.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B. i moshës 32-vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrin në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet  N.U., i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori, i cili për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj edhe në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.

Ndërsa, sot në ora 21:00 në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ka ndërruar jetë viktima si pasojë e lëndimeve të rënda.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit në ditën e ngjarjes me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore./GazetaSinjali/