image Ndërrimi i moteve i gjeti në krye të detyrës, kështu e pritën Vitin e Ri disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës - FOTO

Sociale

Ndërrimi i moteve i gjeti në krye të detyrës, kështu e pritën Vitin e Ri disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës – FOTO

news image

Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mbrëmë për ndërrimin e moteve ka vizituar disa nga pjesëtarët e PK-së të cilët nata e Vitit të Ri i gjeti larg familjeve të tyre, por në krye të detyrës për të ofruar siguri e rend në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Hoxha dhe stafi menaxhues për të qenë pranë e për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi si dhe disa nga zyrtarët policorë në terren.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore në mënyrë sa më profesionale.

Në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë kolonel HOXHA, ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e gjithashtu edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe u garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendit, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/