Banorët e rrugës “Rexhep Luci” dhe një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm që nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, i kanë thënë Sinjalit se uji është ndërprerë për shkak të një rrjedhjeje të papritur të ujit në një gyp.
Zëdhënësja e ujësjellësit, Arieta Mjeku, bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë filluar sanimin e defektit dhe se furnizimi me ujë do të rikthehet shpejt.
“Aty ka ndodhë një rrjedhje e ujit papritur në një gyp me diametër 80 mm, derisa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit tashmë janë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar materialin për sanim, kanë filluar të sanojnë dhe pritet shpejt të përfundojë sanimi i dëmtimi, e pastaj të iu rikthehet furnizimi me ujë banorëve të rrugës ‘Rexhep Luci’, në Prishtinë”, tha ajo për Sinjali./GazetaSinjali/