image Ndërpritet për disa minuta El Clasico

Futboll

Sport/ Ndërpritet për disa minuta El Clasico

news image

Është duke u zhvilluar El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshje kjo e cila ishte paraparë të zhvillohet në muajin tetor, por për shkak të situatës jo të mirë në Barcelonë, ndeshja është shtyrë.

Mirëpo edhe gjatë ndeshjes, tifozët vendas kishin përgatitur një aksion befasu, i cili shkaktoi edhe ndërprerjen e lojës në disa minuta.

Në minutën e 60-të të ndeshjes, tifozët vendas hodhën topa të shumtë në fushë, me ngjyrë të flamurit të Katalunisë, të revoltuar për situatën aktuale.

Ndërsa në  fillim të ndeshjes, tifozët katalunas kanë shfaqur një mesazh, që ka marr vëmendjen në gjitha mediat botërore.

“Spanjë, ulu dhe fol. Liri!”, ishte mesazhi i tifozëve të Barcelonës.

Një mesazh i tillë ishte shfaqur edhe para takimit afër stadiumit ku po zhvillohet ndeshja nga protestues të shumtë./Gazeta Sinjali/