image Ndërpritet qarkullimi i trafikut urban në Prishtinë për shkak të Halloween-it

Kosovë

Njoftim/ Ndërpritet qarkullimi i trafikut urban në Prishtinë për shkak të Halloween-it

news image

Është ndërprerë qarkullimi i autobusëve të trafikut urban në Prishtinë, në ora 21:15.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Trafikut Urban në Prishtinë thuhet se kjo ndërprerje është bërë për shkak të disa sulmeve me gurë nga një grup të rinjsh që kanë thyer njërin nga autobusët.

“Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve me gurë dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar i nervozuar pasi që një autobus i “Trafikut Urban” është thyer nga disa fëmijë.

Ahmeti fajtor për këtë incident e ka bërë festën e Holloween-it./Gazeta Sinjali/