image Talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

Botë

Talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

news image

Talebanët kanë ndërprerë pothuajse të gjitha rrjetet e internetit dhe telekomunikacionit në Panshir, raporton BBC.

Panshir është krahina në Afganistanin verilindor që është bërë qendra e rezistencës anti-talebane. Së bashku me Baghlan janë zonat e vetme që nuk kontrollohet prej tyre.

Kujtojmë që ministri i Forcave të Armatosura James Heappey tha se kishte raporte “shumë të besueshme” për një kërcënim tjetër “të rëndë” në kryeqytet.

Zyra e Jashtme mbrëmë lëshoi ​​udhëzime të reja duke i thënë kujtdo pranë aeroportit që të “largohet në një vend të sigurt dhe të presë këshilla të mëtejshme”.

SHBA ka vendosur një afat deri më 31 gusht për tërheqjen e trupave të saj, me Presidentin Joe Biden që refuzon thirrjet e kryeministrit Boris Johnson dhe aleatëve të tjerë për një zgjatje. /GazetaSinjali/