image Goditet me mjet të fortë lojtari i Sevillas, ndërpritet ndeshja ndaj Betisit

Futboll

Goditet me mjet të fortë lojtari i Sevillas, ndërpritet ndeshja ndaj Betisit

news image

Takimi mes Betisit e Sevillas nuk shkoi mirë. Kjo pasi një lojtar i Sevillas u godit me mjet të fortë pas golit të Fekirit në minutën e 39-të, shkruan Sinjali Sport.

Për më shumë se 15 minuta loja është ndaluar dhe ende nuk është marrë vendimi që të rifillojë loja ose të përfundojë gjithçka sonte.

Mesfushori i Sevillës, Joan Jordan u godit nga tifozët vendas, pas golit të shënuar nga Nabil Fekir.

Rivaliteti i madh midis dy ekipeve Andaluzia, duket se sot ka tejkaluar kufijtë, pas këtij incidenti.

Dy skuadra nga Andaluzia, po përballen në kuadër të 1/8-ës së Kupës së Mbretit dhe rezultati pas 39 minutave është 1-1.

Papu Gomez shënoi në minutën e 35-të për mysafirët, derisa Nabil Fekir pas katër minutave nga rivënia e këndit e realizoi golin e barazimit duke i eskaluar tifozët.

/Gazeta Sinjali Sporti/