image Ndërpriten xhirimet e filmit të ri të aktorit Idris Elba, shkaku i rasteve pozitive me COVID-19

Bota e Yjeve

Ndërpriten xhirimet e filmit të ri të aktorit Idris Elba, shkaku i rasteve pozitive me COVID-19

news image

U ndërprenë xhirimet e filmit “The Harder They Fall”, pasi që një aktor doli pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Idris Elba, Regina King dhe Jonathan Majors, janë disa nga emrat e njohur që marrin pjesë në këtë film.

Xhirimet e filmit janë ndërprerë këtë të enjte, ndërsa do të fillojnë javën tjetër.

Aktori i njohur, Idris Elba ishte i pari që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Kështu, mbetet që filmi të shtyhet për një datë të pa caktuar./Gazeta Sinjali/