Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Kurti është ajo që mund ta përgatisë Kosovën për të qenë një vend partner ideal për bashkëpunim me SHBA-në dhe B-në, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se secili partner ndërkombëtar të Kosovës që ka pasur interesim për fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, luftimin e krimit dhe korrupsionit Qeverinë Kurti e ka parë si partneren më serioze nga të gjitha qeveritë e deritashme.
Sipas tij, “Qeveria e PAN’it e kishte dëmtuar rëndë Kosovën me qeverisjen e saj të mrapsht brenda, por i kishte bërë edhe dëme të mëdha vendit në politikën e jashtme”.
“Kështu, në vitin 2018 Spanja, si një nga shtetet anëtare të BE që nuk e ka njohur Kosovën, i kishte vënë veto pjesëmarrjes së Kosovës nēpër samite, nisma e konferenca rajonale e ndërkombëtare. Kosova kishte humbur mundësinë e prezantimit të saj e pjesëmarrjes në shumë prej iniciativave me karakter ndërkombëtar që do të kishte mundur të shërbente qëllimit tonë nacional për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si një qëllim madhor e shtetëror i Republikës sē Kosovës”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/