image Raportimi i Sinjalit/ Prokuroria deklarohet për sulmin ndaj Administratorit të Gjykatës, i dyshuari ndalohet për 48 orë
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Raportimi i Sinjalit/ Prokuroria deklarohet për sulmin ndaj Administratorit të Gjykatës, i dyshuari ndalohet për 48 orë

news image

Zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Blerim Brahimi dyshohet se e ka sulmuar sot Administratorin e kësaj gjykate Shaban Gërxhaliu. I dyshuari u shoqërua nga Njësia Policore në Pallatin e Drejtësisë, ndërkohë që me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Sot, me urdhër te prokurores kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprnn penale “Sulmi ndaj personit zyrtar. Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj punonjësit te Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Sinjali raportoi se rasti dyshohet se ndodhi rreth orës 15:00 dhe u denoncua menjëherë nga Administratori Gërxhaliu.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/