image Ndalohet për 48 orë shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Pejë

Siguri

Ndalohet për 48 orë shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Pejë

news image

Shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet, ku humbi jetën një këmbësor, është paraqitur në stacionin policor në Pejë.

Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti është ndaluar pë 48-orë.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i veturës fillimisht ishte larguar nga aty.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/