Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet K.P., i dyshuar për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”, raporton Gazeta Sinjali.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Specialja njofton po ashtu se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/